
Egnatia 1 – 0 Breidablik (Gruda 90+3')
Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Breidablik, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 1-0.
Autori i golit ishte sulmuesi i ardhur së fundmi nga Vllaznia, Ildi Gruda. 25-vjeçari u aktivizua në lojë në minutën e 77-të, ndërsa golin e gjeti në minutën e 92-të duke i dhënë një fitore të rëndësishme rrogozhinasve.
Tashmë, gjithçka mbetet për t’u vendosur në ndeshjen e dytë, ku Egnatia shkon më e qetë. Sfida e kthimit mes Breidablik dhe Egnatias do të zhvillohet më 15 korrik në Islandë.
Champions League: Faza e parë kualifikuese
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Antoni Bandic (Bosnje dhe Hercegovinë)
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsninai, Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Fernando, Aleksi, Lushkja, Ujka, Selmani, Guindo. Trajner: Edlir Tetova.
BREIDABLIK: Einarsson, Valgeirsson, Margeirsson, Orrason, Jonsson, Gunnlaugsson, Ludviksson, Steindorsson, Einarsson, Thomsen, Bjarnason. Trajner: Halldor Arnason.
LIVE:
90+3' GOL Egnatia! Shënon Ildi Gruda.
74' Dy super gjuajtje nga Poçi, por Egnatia nuk kalon në avantazh.
58' Egnatia i afrohet golit me Bakayoko.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
26' Panik në zonën e Egnatias, Sota tregohet i vëmendshëm.
18' Lushkja dhe Selmani protagonistë, Egnatia i afrohet golit.
14' Tronditet Edlir Tetova. Ndreca lë fushën i dëmtuar pas 13 minutave lojë, aktivizohet Poçi.
8' Probleme për Ndrecën, por mbrojtësi i majtë jep "OK" për të vazhduar.
1' Nis sfida mes Egnatias dhe Breidablik në Rrogozhinë.