
Kampionët e Shqipërisë Egnatia do tentoi të realizojë objektivin kundër Breidablik në raundin e parë eliminatorë të Champions League, avancimin për fazën tjetër. Fakti që takimi i parë do të mbahet në Rrogozhinë, i shton dozat e pritshmërive të tiofzët dhe bordi.
Në prag të duelit me kampionët e Islandës, trajneri Edlir Tetova ka thënë ndër të tjera se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, teksa u ndal edhe te forma e lojtarëve të disponueshëm: “Nuk ka ekip modest na Champions League. Është Champions League, sigurisht marrin pjesë më të mirat.
Mendoj se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Them shumë mirë, pasi në përgatitje gjithmonë nuk duhet të kesh lëndime, dhe ne lëndime nuk kemi pasur. Përveç Bakajkos, i cili është kthyer në grup gjithsesi dhe do të jetë i gatshëm”, tha Tetova.