Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Probleme me fushën, mbyllet sfida për Elseid HYSAJ

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme me fushën, mbyllet sfida për Elseid HYSAJ

 

Ndërkohë që ishte duke u luajtur ndeshja e javës së 12-të të Seria A në Itali mes Genoas dhe Napolit, që për momentin skuadra e Carlo Ançelottit është duke u mundur me rezultatin 1-0. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 59-të, sepse po bie shumë shi dhe është bërë e pamundur që të luhet futboll në kushte normale.

Në këtë takim, Elseid Hysaj e ka nisur që nga minuta e parë dhe duhet thënë se në përgjithësi ka bërë një paraqitje të mirë. Mbetet për t'u parë nëse në mbrëmjen e sotme do të rifillojë përsëri takimi, apo minutat e mbetura do të luhen në një ditë tjetër.

Ndeshja është ndërprerë vetëm disa minuta dhe ka rifilluar, e Napoli ka mundur që ta kthejë takimin në favorin e vetë, duke shënuar dy gola, e në përfundim është mbyllur 1-2.

 

Poll

Lexo gjithashtu