Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Priti penalltinë e PELE në vitin 1971, portieri ruan akoma topin. Priten shuma të mëdha në ankand

Shkruar nga NEWSPORT
Priti penalltinë e PELE në vitin 1971, portieri ruan akoma topin.

Vdekja e PELE ka tronditur botën e futbollit e cila është në zi. Legjenda brazilian ishte një nga pionerët e këtij sporti të bukur dhe një nga më të mirët e historisë. Një histori interesante vjen nga një ish-portier Brazilian i cili ka luajtur më parë me Pele.

Portieri 81-vjeçar që priti penalltinë e Peles, Sebastião Luiz e ka ruajtur topin: "Kam pasur këtë lumturi. Pata fatin të mbroja një penallti të goditur nga Pelé". Ai ishte numri 1 i São Bento më 12 maj 1971 në një lojë kundër Santos, një lojë që Pele e fitoi 1-0, në Vila Belmiro, për kampionatin Paulista.

Ai është portieri i vetëm i gjallë që shpëtoi një penallti nga Pele. Të dy filluan të luanin në të njëjtën kohë, në moshën 15-vjeçare. Ky top pritet të dalë në ankand sëshpejti dhe priten shuma që kapin miliona euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga