
Sandro Tonali po afrohet çdo ore e më shumë me Newcastle. Mesfushori italian pritet që së shpejti të transferohet në Premier League. Milan kërkon80 mmilionë euro për të, shumë kjo që për skuadrën angleze nuk përbën ndonjë problem
Tashmë përfaqësuesit e italianët kanë mbërritur në Londër dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “Qymyrgurëve”, teksa në orët në vijim mund të konkretizohet gjithçka.
Me kalimin në Premier League, Tonali pritet të përfitojë 7-8 milionë euro në sezon. Por largimin e italianiët duket se nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e kuqezinjve.
“Po shisni shpirtin!”, kanë theksuar disa nga tifozët e skuadrës drejt liderit të Milan në rrjetet sociale.
Poll