
Tirana do të luajë të shtunën kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për Superligën e basketbollit të meshkujve. Një përballje që pritet të dhurojë emocione.
Është klubi shumësportësh i Tiranës që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ka bërë me dije axhendën e kësaj sfide. Ndeshja do të zhvillohet në datën 25 shkurt, në pallatin e sportit “Farie Hoti”, në orën 19:00.
“Superliga (M), java e 13-të.
Të Shtunën 25.02.2023
“Farie Hoti”
19:00
Do te luhet të Shtunën në “Shtëpinë e Kampionëve” kryesfida e javës së 13-të në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit, djemtë bardheblu kanë nevojë për mbështetjen e tifozerisë në këtë ndeshje te rëndësishme për ecurinë e Kampionatit”, shkruhej në faqen zyrtare të bardhebluve.