
Erzen ka nisur nga puna në merkato teksa deri tani janë larguar plot 8 futbollistë. Shijakasit do të gjejnë zëvëndësuesit e tyre, ndërsa objektiv kryesor është maja e sulmit. Në gjysmën e parë të sezonit në skuadër nuk kishte asnjë bomber dhe Mihana është detyruar të spostohet në këtë pozicion.
Drejtuesit i kanë plotësuar dëshirën trajnerit Alfred Deliallisi dhe kanë afruar në skuadër sulmuesin e parë, Paul Komofale. Por, do të ketë edhe një tjetër nënshkrim dhe emri i piketuar është Auron Ademi.
Sulmuesi 22-vjeçar i Ulpianës po shkëlqen në Kosovë kun ë 8 ndeshje ka shënuar 5 gola e 1 asist dhe është në garë për ‘Këpucën e Artë’ me Moustapha Ba, një tjetër ojektiv i skuadrave të Superiores.
Poll