
Prishtina ka emëruar trajnerin e ri, dhe ai vjen nga Shkolla e Futbollit të Prishtinës. Është fjala për ish-sulmuesin e mirënjohur në Kosovë,Kushtrim Munishi.Munishi do të zëvendësojë Fadil Berishën, me të cilin Prishtina fitoi Kupën e Kosovës.
Kushtrimi si futbollist ka mbajtur fanellën e Prishtinës, Besianës, Flamurtarit, dhe shumë skuadrave tjera, ndërsa disa vite ka qenë edhe fitues i ''Këpucës së Artë''.
Në vitet e fundit ai punoi si trajner i grupmoshave të reja të Prishtinës.
Poll