Portieri i Paris Saint-Germain, Keylor Navas nuk po kalon momente të mira duke vënë në levizje disa klube për të marrë shërbimet e futbollistit. Me vetem një ndeshje te luajtur ne kampionatin francez dhe rivaliteti me një talent si Donnarumma, ka bërë që Navas të konsideroj largimin nga kampionët në fuqi.
Ekipi që ka shfaqur interes në hapjen e merkatos së janarit është Al-Nassr por sipas raportimeve nga “The Athletic”, për 36-vjeçarin janë futur në garë edhe dy skuadra në Premier League si Bournemouth dhe Nottingham Forest të cilat duan shërbimet e një portieri me eksperiencë dhe lider në dhomat e zhveshjes.
Poll