Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Presion? Fare, kam kaluar shumë në jetë”, Di Biagio: Dinamon duhet ta respektoni, ndaj Laçit pika e kthesës

Shkruar nga NEWSPORT
“Presion? Fare, kam kaluar shumë në jetë”, Di Biagio:

Trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio, foli në konferencën për shtyp përapra ndeshjes me Vllanzinë, nesër në orën 18:00 në Elbasan, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Në fjalën e tij para gazetarëve, italiani u shpreh kështu:

“Ende i inatosur me gjyqtarët? Nuk jam i inatosur, absolutisht, nuk e di pse më bëni këtë pyetje. Kam dhënë mendimin tim por nuk mendoj se kam folur për gjyqtarët, kam dhënë mendimin tim mbi atë që ka ndodhur në këto ndeshje, kam kërkuar më shumë respekt. Nëse dikush do ta interpretojë ndryshe , nuk kam çfarë t’i bëj. Unë nuk po trilloj gjë se janë pamjet, janë videot. Unë e kam thënë dhe sot do të them për herë të fundit, ishte dhënë një penallti që për fat të mirë u hoq për një pozicion jashtë loje falë VAR-it, se përndryshe do të jepej penalltia inekzistente e radhës. Ndaj më vjen keq se e them përsëri, që nuk isha i inatosur, por kisha keqardhje. Do të doja që të bëheshin gjërat e duhura në respekt ndaj Dinamos dhe lojtarëve. Nuk mendoj se kam ofenduar ndokënd, apo nëse kam thënë ndonjë gjë në drejtim të ndokujt, nëse dikush është ofenduar kërkoj falje. Por faktet flasin, videot flasin dhe ndeshjet flasin. Kaq! Ka mbaruar këtu kjo gjë.

Në ndeshjet e fundit nuk më kishte pëlqyer sjellja e djemve pasi ndeshjet mund t’i humbësh e fitosh, por nëse nuk është ajo egërsia e lojës, që të mund të jemi skuadër, kjo nuk më pëlqen. Kam rigjetur një skuadër të madhe, që ka dhënë gjithçka, që ka luajtur shumë kohë me 10 dhe ka siguruar 3 pikët si skuadër e vërtetë.

Për ne është një rrugëtim i vështirë pasi ne e kemi thënë që kjo skuadër është ndërtuar në një kohë shumë të shkurtër. Me një trajner të ri, që po sjell ide ndryshe, një profesionalizëm ndryshe dhe dalëngadalë, falë klubit dhe drejtuesve, po përmirësohemi. Ndaj përtej “nuk ka 2 pa 3”, duhet që jo të ndalemi dhe vazhdojmë që të tregojmë atë që kemi bërë në ndeshjen e fundit dhe në 2 të parat, pasi kanë qenë ato ndeshjet e ndërmjetme që nuk kanë qenë mirë.

Më shumë pikë në renditje kanë shumë skuadra sipër nesh . Me Vllazninë ne jemi ndeshur në miqësore, më ka lënë mbresa, ka një trajner i cili jep parime loje interesante, ndaj nuk do të jetë e lehtë. Ata kanë disa mangësi, edhe ne kemi 4 mangësi të rëndësishme, pasi ndoshta harrohet që kemi humbur prej shumë kohësh Andonin e Hoxhën, të cilëve u shtohen Behiratçe dhe Prodani. Por edhe ndeshjen e fundit e kemi fituar falë atyre që luajnë më pak, atyre që luajtën si Samake, Mija, Bardhi, Krasniqi, Tushës që bëri ndeshjen e parë. Unë mendoj se skuadra është kur lojtari i 20 që hyn bëhet vendimtar.

Mungesa e VIlës? Lorenco është një lojtar i madh, desha të bëja një ndeshje ndryshe, duke përllogaritur një kundërshtar që na priste, një fushë si e Laçit. Bëra një zgjedhje tjetër, por Lorenco mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe shumë i madh. Pas pastaj bëhen zgjedhje si ai, Kaçorri, apo të tjerë. Për fat kam disa alternativa dhe zgjodha. Lorenco kur të kthehet, duhet të vihet në dispozicion dhe të tregojë që është lojtari i rëndësishëm që është.

A e ndjej presionin? Jo, kam kaluar aq shumë në jetë e nuk e ndjej trysninë. Nuk duhet të harrojmë që Dinamo ka një histori shumë të rëndësishme e duhet të mendosh për lart. Por nuk duhet të harrojmë atë që ka ndodhur në 13 vitet e fundit, që vjen nga kategoria më poshtë dhe që përtej merkatos së mirë, jemi gjithsesi një skuadër në ndërtim. Unë presionin në jetë kam pasur fatin që nuk e kam jetuar kurrë e kam kaluar shumë, ndaj jam i qetë se kam edhe mbështetjen e plotë të klubit.

Vllaznia ka lojtarë të mëdhenj, Balaj është një sulmues i madh, ka disa mesfushorë të rëndësishëm. Edhe mbrojtës krahu edhe pse ndonjë është i dëmtuar e do mungojë. Por mendoj se janë një skuadër e mirë se kanë parime loje interesante, lëvizin mirë dhe vënë në vështirësi shumë skuadra. Është një skuadër që mund të arrijë lart, pavarësisht gjërave. Balaj është padyshim lojtar i madh.

Fitorja me Laçin duhet të jetë pikë kthese, sepse siç u thashë djemve, nuk duhet të kënaqesh, duhet të vazhdojmë se kemi shumë mundësi përmirësimi. Një hap i vogël është bërë, por nuk jemi shëruar ende”, deklaroi italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga