Interi do të përballet në San Siro me Porton sonte në orën 21:00 për ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Champions League. Zikaltërit kanë objektiv kalimin e këtij raundi jo vetëm për prestigj por edhe për të mbushur xhepat teksa do të fitonin plot 20 milionë euro nga bonusi i UEFA.
Për italianët, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e nis nga stoli dhe mund të marrë minuta në pjesën e dytë të takimit. Në mbështetje të tij, familjarët e lojtarit janë mbledhur në San Siro për të parë ndeshjen. Gentian Asllani, babai i talentit, ka ndarë një foto në llogarinë e tij në Facebook teksa sëbashku me të afërm të tjerë janë në pritje të fillimit të ndeshjes.
[caption id="attachment_681539" align="alignnone" width="642"] Familjaret e Kristian Asllanit ne San Siro[/caption]