
Presidenti i PSG, Nasser al-Khelaifi foli për mikrofonat e BeIN Sports pas finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës. Biznesmeni nga Katari është “më i lumturi në botë” teksa lojtarët e tij te PSG, Leo Messi dhe Kylian Mbappe, rrëmbyen tërësisht skenën në finalen e zhvilluar në vendin e tij.
Argjentinasi shënoi dy gola dhe ngriti lart trofeun e lavdishëm dhe u shpall “Lojtari i Turneut” ndërsa Mbappe, me tregolëshin e tij, u shpall “Golashënuesi më i Mirë” me tetë gola, një më shumë se Messi.
“Jam i trishtuar për Francën, për Kylianin. Ai pati një turne të madh. Jam gjithashtu shumë i lumtur për Leo Messin, ai përfundon me një Kupë Bote si kjo, ndoshta e fundit. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, nuk mund të jemë më krenar se tani. Organizimi ishte perfekt. Ky është Botërori më i mirë në histori.”-tha presidenti i PSG.