Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Presidenti i PSG-së: Nuk duam që Mbappe të ikë falas në 2024-ën

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i PSG-së: Nuk duam që Mbappe të ikë falas në

Sot skuadra e Paris Saint-Germain zyrtarizoi trajnerin e ri që do të jetë Luis Enrique. Tekniku spanjoll përveç punës që do të ketë si trajner mund të “punësohet” nga presidenti Al Khelaifi për t’i mbushur mendjen Mbappes të qëndrojë.

Presidenti i kampionëve të Francës duket shumë i irrituar ditët e fundit pasi Kylian Mbappe është shprehur që as nuk do të rinovojë, por as nuk do të largohet këtë sezon nga PSG-ja.

Bordi i parizienëve nuk duan të humbasin me parametra zero një lojtar të një kalibri të tillë, duke ja bërë të qartë të largohet këtë verë ose të rinovojë. Presidenti i PSG-së foli sot për situatën e Mbappe.

“Ne nuk duam që Mbappe të largohet falas në 2024-ën. Qëndrimi ynë është i qartë. Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë edhe ne do të duam të njejtën gjë, por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam ta humbim lojtarin më të mirë në botë falas, është e pamundur”, tha presidenti Al Khelaifi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga