
Javier Tebas, presidenti i La Ligas, konfirmoi se Barcelona nuk mund ta regjistrojë Gavin.
"Ai nuk mund të regjistrohet sepse klubi ka tejkaluar tavanin prej 200 milionë euro pët pagat e lojtarëve. Ne nuk mund t'i thyejmë rregullat, por ka një zgjidhje: Barça duhet të ulë shpenzimet dhe të rrisë fitimet. Lëvizjet që bëri Laporte nuk janë më të vlefshme.
Nëse Barcelona ka probleme, La Liga është bashkëpërgjegjëse. Ne nuk kemi një fiksim me Barçën apo ndonjë klub tjetër. Kur Bartomeu ishte president, kishte një lojë të ndershme financiare dhe Barcelona e respektonte gjithmonë atë. Real Madridi nuk e bëri por tani nuk e ka më këtë problem sepse ka gjeneruar shumë fitime vitet e fundit”.-tha Tebas për La Vanguardia.