
Juventus u mposht 2-0 nga Maçabi Haifa, një sfidë ku në letër ishte më e lehtë për "Zonjën e Vjetër". Por, fusha e blertë tregoi krejt të kundërtën.
Pas takimit ka folur Andrea Agnelli. Presidenti i Juventusit në mikrofonat e "Sky" komentoi këtë humbje duke mos fshehur zhgënjimin. Për median italiane ai tha: "Sonte është një mbrëmje e vështirë, por gjithashtu edhe një periudhë e vështirë.
Është një nga periudhat më të vështira. Është momenti për të marrë përgjegjësinë dhe unë jam këtu. Më vjen turp për atë që po ndodh.
Jam i inatosur, por edhe e di që në futboll luajnë 11 lojtarë, humbin 11 dhe fitojnë 11 futbollistë. Allegri? Do të qëndrojë. Problemi është te grupi. Tifozët kanë të drejtë", ka thënë presidenti i Juventusit.