
Ditën e nesërme në mbrëmje do të luhet edhe finalja e Champions League. Manchester City dhe Inter do të sfidohen në Stamboll duke nisur që nga ora 21:00. Një sfidë ku zikaltërtit do të synojnë ta fitojnë për t ëbërë të tyrin trofeun.
Italianët nuk i tremben aspak anglezve dhe këtë thekson edhe presidenti i zikaltërve, Steven Zhang.
“Unë e respektoj thellësisht Cityn, një ekip madhështor. Por ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më e lartë të jetë forca e kundërshtarit, aq më mirë luajmë ne. Interi kundër skuadrave të mëdha ka bërë shumë mirë, por ndaj atyre më pak konkurruese kemi humbur pikë herë pas here.
Kam menduar shumë herë në kokën time se si do të ishte të fitojë një Champions League. Megjithatë, tani që jemi në finale, të gjithë ne në klub kemi një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar dhe ne jemi të bashkuar. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë, ka vetëm emocione të mëdha për të luajtur këtë ndeshje. Ne besojmë në të”, ka deklaruar kreu i italianëve.