
Inter Miami mund të themi që është klubi që ka bërë goditjen më të madhe në këtë merkato verore. Klubi nga Shtetet e Bashkuara firmosi me argjentinasin Leo Messi i cili u shpall dhe Kampion Bote me Argjentinën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Me afrimin e Messit klubi amerikan arriti të bindte edhe Sergio Busquets t’i bashkohej ekipit teksa në shënjestër ka edhe dy ish-shokë ekipi të 7-herë fituesit të Topit të Artë. Suarez dhe Jordi Alba janë në radarët e klubit nga Miami teksa për këtë situatë foli vetë presidenti Jorge Mas.
“Do të vijnë edhe dy ose trë lojtarë të tjerë. Ne gjithashtu kemi folur me Jordi Alban, ndërsa Luis Suarez ka një kontratë dhe një kaluzolë lirimi. Nuk e di nëse ky transferim do të ndodhë apo jo. Por të gjitha njoftimet për blerjet e reja do të bëhen para datës 15 korrik”, tha presidenti Mas.