
Largimi i Ronaldos nga Manchester United në merkaton e verës është pothuajse i sigurtë dhe në media po aludohen për alternativat e mundshme. Zërat kanë shkuar deri në kampionatin brazilian, aty ku klubi Flamengo është i mbushur plot me yje si David Luiz, Arturo Vidal, Gabigol etj të cilët sapo u kurorëzuan si kampionë të Copa Libertadores.
Presidenti i klubit brazilian Flamengo, Rodolfo Landim, i pyetur për zërat e një afrimi të mundshëm të Ronaldos te klubi i tij, ai ka filluar të qeshë duke kaluar edhe në ironi.
“Nuk e di nga vijnë këta zëra por keni shumë kreativitet. E para punës, vendin e kujt do të marrë Ronaldo? Ai do të ishte zëvëndësues i Gabigol dhe Pedro. Nuk mundemi...askush këtu nuk do të bëjë gjëra të çmendura.”- tha Landim për podcastin ‘Papo Reto’.