
Presidenti i Federatës Gjermane të futbollit, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqjen, pasi mbi të ka rënë shumë presion që nga viti i kaluar, ku në Kupën e Botës, Gjermania ka bërë një paraqitje shumë të dobët në Rusi.
Sikurse raporton "Goal.com", një shkak shumë i fortë është edhe një tjetër skandal, ku presidenti akuzohet për një pagesë të pazbuluar për rreth 78 mijë euro, ku presidenti ka marrë pjesë si kryetar i një bordi këshillues për një kompani mediatike me Federatën Gjermane të Futbollit.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë zërat për zëvendësuesin e tij. Gjithmonë sipas "Goal.com", ish-kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm shihet si kandidati kryesor për të marrë këtë post. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim në lidhje me këtë çështje.