
Janë mbyllur 7 takime të vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Chelsea është mundur sërish. Blutë e Londrës me Lampard në stol u mundën minimalisht 1-0 në shtëpinë e Wolves. Manchester United fitoi pastër 2-0 në Old Trafford përballë Everton. Martial dhe McTominay ishin autorët e golave ekipin e Ten Hag.
Tottenham rikthehet te fitorja pasi mundi në shtëpi 2-1 ekipin e Brighton. Newcastle konfirmoi momentin e mirë që po kalon duke mposhtur 1-2 në transfertë ekipin e Brentford. Aston Villa fitoi 2-0 në shtëpi përballë Nottingham Forest. West Ham gjithashtu mori një fitore të rëndëisshme në shtëpinë e Fulham 0-1.
Leicester u mposht sërish në shtëpi 0-1 nga skuadra e Bournemouth. Në orën 18:30 do të luhët takimi i fundit për sot në Premier League, ajo mes Southampton dhe Manchester City.