
Janë mbyllur katër takime të vlefshme për javën e 28 në Premier League. Totteneham u ndal në një barazim spektakolar 3-3 në fushën e Southampton. Skuadra e Conte ishte në avantazh 1-3 deri në minutën e 77 kur Walcott shënoi golin e dytë për vendasit dhe në minutën e 93 barazuan gjithçka me Ward Prowse. Me këtë barazim Tottenham rrezikon vendin e katërt pasi Neëcastle i vendit të pestë ka dy pikë më pak se ta por ka dy ndeshje mangët.
Në takimet e tjera Aston Villa mori një fitore të rëndësishme ndaj Bournemouth me rezultatin 3-0 dhe shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e dhjetë. Brentford barazoi 1-1 në shtëpi përballë Leicester, ndërsa Leeds mori një fitore të artë në transfertën e Wolves me rezultatin 2-4. Në orën 18:30 do të luhet sfida e fundit për sot ajo mes Chelsea dhe Everton.