
Manchester City ka marrë një fitore në fushën e Southampton me rezultatin 1-4. Protagonisti i sfidës ishte Erling Haaland i cili shënoi 2 gola njëri më i bukur se tjetri.
Norvegjezi shënoi një gol në pjesën e parë pas një krosimi nga De Bruyne dhe të dytin e shënoi në 45 minutat e dyta. Ky i fundit ishte me të vërtetë spektakolar. Grealish krosoi një top tek Haaland i cili goditi menjëherë me një gjysëm rafeshatë.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Grealish dhe Alvarez nga pika e bardhë e penalltisë. Për miqtë shënoi Mara i cili ngushtoi shifrat përkohësisht në 1-3.
Me këtë fitore skuadra e Guardiolës shkon në kuotën e 67 pikëve 5 më pak se Arsenal. Topçinjtë do të ndeshen nesër përballë Liverpool në “Anfield”.