
Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 31 të Premier League. Këto sfida dhuruan spektaktël dhe gjithashtu u shënuan 11 gola.
Fulham u mposht në transfertë nga Nottingham Forest. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 3-1, duke fituar pa probleme përballë Fulham, trajneri i të cilëve e la përsëri Armando Brojën jashtë ekipit.
Newcastle u ndal në shtëpi ku barazoi 1-1 përballë Everton. Po me rezultatin 1-1 përfundoi edhe ndeshje mes West Ham dhe Tottenham, me “Spurs” që nuk ia dolën të merrnin një 3 pikësh që u nevojitet shumë.
Në ndeshjet e tjera, Bournemouth fitoi 1-0 përballë Crystal Palace, ndërsa Burnley barazoi 1-1 me Wolverhampton.
Poll