Premier League ka zhviluar ditën e sotme disa ndeshjet e javës së 14-të. Chelsea dhe Liverpool ia kanë dalë të triumfojnë, ndërsa nuk pati fitues në duelin e zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Chelsea ka triumfuar 3-2 ndaj Brighton dhe tashmë “Blutë” shkojnë në kuotën e 19 pikëve në vendin e 10-të. Fitore mori edhe Liverpool ndaj Fulham. “The Reds” triumfuan 4-3 ndaj kundërshtarëve të tyre dhe tashmë mbajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 31 pikë.
Ndërkohë nuk pati fitues në duelin mes Manchester Cityt dhe Tottenham. Në “Etihad Stadium” u shënuan plot 6 gola mes spektaklit, por në fund nuk do të kishte një fitues. “Qytetarët” e Pep Guardiolës ndalen dhe tashmë ndodhen në vendin e 3-të me 30 pikë.
Po në barazim jan mbyllur edhe takimi mes Bournemounth – Aston Villas në shifrat 2-2, Ëest Ham – Crystal Palace në shifrat 1-1.
[caption id="attachment_714522" align="alignnone" width="681"] Rezultatet e ndeshjeve ne Premier League[/caption]