Arsenali ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e javës së dytë të kampionatit anglez. “Topçinjtë” u përballën me Crystal Palace në transfertë.
Një ndeshje mjaft e vështirë për Arsenalin pasi vendasit provuan dhe mund të i’u rrëmbenin dhe pikë. Por ishte Odegaard në minutën e 54’ të sfidës që shënoi golin e vetëm të ndeshjes me anë të një 11-metërshi.
13 minuta pas golit të besuarit e Mikel Artetës mbetën me 10 futbollistë pasi Tomiyasu u ndëshkua me të kuq, por disavantazhi në numër nuk i hapi probleme Arsenalit për të menaxhuar rezultatin.
Kështu nënkampionët e Anglisë sezonin e shkuar marrin një tjetër 3 pikësh, por duke mos bindur ashtu siç pritej.
Poll