Xhildo Zeneli dhe Krenar Zeneli kishin ngecur prej dy javësh në Londër. Dy boksierët shqiptarë ishin në Angli për kampionatin europian. Por, situata e krijuar nga virusi “Covid 19” pezulloi çdo aktivitet sportiv.
Kësisoj dy shqiptarët duhej të ktheheshin në Shqipëri. Mirëpo, paralizimi i fluturimeve bëri që ata të mbesnin në shtetin britanik. Së fundmi është presidenti i Federatës së Boksit Shqiptar, Florend Kalivopulli që tregon në rrjetet sociale:
“Këtë foto ma dërguan nga Londra para pak orësh. Boksierët Xhildo dhe Krenar Zeneli kthehen sot me “Air Albania” nga kampionati europian i boksit. Prej dy javësh në pritje të kësaj linje, ata qëndruan të vetëm, të urtë, të mirë, me kurajo të jashtëzakonshëm. Kampionë të vërtetë. Më të mirët e të gjithëve”.
