Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndryshime në FSHF/ Armando Duka vendos për dizenjatorin e gjyqtarëve, Pregja njëri nga tre kandidatët

Shkruar nga NEWSPORT

Ndryshimet në fillim të çdo sezoni të ri futbollistik kanë qenë të rralla, por disa të pashmangshëm. Kryesisht te gjyqtarët, sektori i garave apo dhe pozicione të tjera të cilat lidhen direkt me ndeshjet në kampionatin shqiptar.

[caption id="attachment_29458" align="alignleft" width="300"]Pjesëtarët e përzgjedhjes së gjyqtarëve në FSHF Pjesëtarët e përzgjedhjes së gjyqtarëve në FSHF[/caption]

Së fundmi në FSHF po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e Tahir Kastratit, i cili do të largohet nga posti i dizenjatorit të arbitrave. Por, kjo është e gjitha në dorën e presidentit Armando Duka. Ky i fundit ka të drejtën të përcaktojë se kush do të jetë dizenjatori i ri i arbitrave në Superiore, ndërsa janë tre emra që diskutohen.

Është zbuluar kandidatura e Bujar Pregjës, ndërsa dy emrat e tjerë mbahen të fshehtë, por shumë shpejt do të përcaktohet dhe do të zbulohen se kush janë. Por, nga burime konfidenciale për "newsport.al" bëhet me dije se Pregja mund edhe të anashkalohet si kandidaturë, duke qenë se përzgjedhjen e bën presidenti i FSHF-së.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga