
Jurgen Klopp synon të takohet me Timo Werner për të bindur yllin e RB Leipzig për të nënshkruar për ekipin e Liverpool, raportohet në mediat gjermane.
Liverpool po përballet me konkurrencën e Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich dhe Werner ende po shqyrton gjitha opsionet.
Sport Bild pretendon se një takim midis Klopp dhe Werner ishte parashikuar në axhendën e tij para se pandemia e Coronavirusit të detyronte pjesën më të madhe të botës të shkonte në mbyllje. Klopp dëshiron të takohet personalisht me Ëerner për ta njohur më mirë dhe për t'i dhënë vizionin e tij gjermanit.
Werner ka shënuar 21 gola në 24 ndeshje në Bundeslig këtë sezon dhe Klopp është më i vendosur se kurrë për të joshur golashënuesin në Anfield.
Klopp dëshiron ta bindë Ëernerin që të angazhohet për një transferim tek Liverpool, por derisa të hiqen ndalimet e udhëtimit për shkak të Coronavirusit, Klopp dhe Liverpool do të duhet të presin për të folur me Werner.
24-vjeçari raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij.