
Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Katalanasit nuk po kalojnë momentet më të mira në futbollin spanjoll, teksa në drejtimin Xavit nuk janë në nivelet e dikurshme. Së fundmi, mediet e huaja kanë treguar se presidenti, Joan Laporta ka dashur në krye të skuadrës Ronald Koeman.
Sipas “SPORT”, kreu i klubit katalanas donte Andrea Pirlon. Madje e kishte ndarë mendjen për ta pasur në ekipin e tij. Por, një darkë me katër kapitenët e skuadrës dhe tre lojtarët të tjerë të rëndësishëm të ekipit bëri që të ndërronte mendje.
Ata nuk u entuziazmuan kur mësuan emrin e Pirlos. Kësisoj, Laporta vendosi që skuadrën t’ia besonte një njeriu që e njihte mjaft mirë ambientin katalanas. Një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e trajnerëve në gjithë botën. Presidentët apo lojtarët, kush vendos për të drejtuar një skuadër?!