
E
ardhmja e Neymar JR ishte një nga seritë më të gjata të kësaj merkato vere.
Shumë zhurmë për asgjë për brazilianin, i cili do të qëndrojë te Paris Saint
Germain të paktën deri në muajin janar, kur të hapet merkato e dimrit.
Gjithsesi, tratativat nuk kanë munguar mes PSG-së dhe klubeve të interesuara,
me "Mundo Deportivo" që zbulon një ofertë të fundit nga ana e Barcelonës.
Sipas gazetës spanjolle, PSG kërkoi në shkëmbim kartonat e Ivan Rakitic,
Jean-Clair Todibo , huazimin e Ousmane Dembele dhe 150 milionë euro kesh, por kjo
nuk u pranua nga Barcelona, duke zhgënjyer jo pak tifozët katalanas.
Poll