Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prag derbi/ Moderatorja Vilma Masha: Derbi i mbijetesës, i shpresës dhe titullit!

Shkruar nga NEWSPORT
Prag derbi/ Moderatorja Vilma Masha: Derbi i mbijetesës, i shpresës

Moderatorja e Supersport, Vilma Masha, përpara derbit të sotëm pranon se ky është një derbi i çuditshëm, për aryset që të gjithë i dinë, ndërsa është absolutisht e mendimit se ky është edhe një derbi i shpresës, i mbijetesës dhe i titullit kampion.

E kontaktuar nga redaksia e newsport.al, moderatorja e njohur e emisionit "Gol pas Goli" vendos theksin te mungesa e "Tirona Fanatics" në sfidën Tirana-Partizani, si një humbje e madhe për këtë derbi.

"Derbi i kryeqytetit është një nga ngjarjet më të rëndësishme futbollistike, në vendin tonë. Kur flasim për Tirana-Partizani, flasim për histori, flasim për legjenda, flasim për emblema të futbollit tonë.

Dy fanella që peshojnë shumë, dy fanella që ndezin me mijëra zemra.

Shumë trofe, shumë emocion, gjithçka në një mbrëmje të vetme. 90 minuta që nuk mjaftojnë kurrë.

Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, po aq sa edhe një rezultat të saktë, sepse në fund vendos vetëm fusha. Ky padiskutim mund të quhet një derbi i çuditshëm, e të gjithë e dimë përse.

30 pikë diferencë lenë vend për shumë pikpyetje. A do të ngrihet kjo ndeshje në nivelin e duhur? A do të mund të shijojmë spektakël? A do të kemi gola? Në fakt kjo situatë nuk është aspak e re për ne.

Sezoni 2013-2014 e gjente Tiranën pothuaj në të njëjtën gjendje, atë të mbijetesës, e gjithsesi derbi ishte padiskutim një ngjarje. I çuditshëm do të jetë, edhe sepse grupimi "Tirona Fanatiks" nuk do të jetë në stadium për të dhuruar spektaklin e munguar.

I çuditshëm do të jetë edhe sepse ky derbi nuk ka lider, nuk ka emra që të kenë vulosur më parë rezultatin. Por përpos të gjithave unë mendoj, se ky është padiskutim derbi i shpresës, derbi i mbjitetesës dhe derbi i titullit kampion", shprehet Vilma Masha, moderatorja e emisionit që transmetohet në Supersport, "Gol pas Goli", për newsport.al. / Erald TANUSHI/

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga