
Interesimi i Bayern Munich për sulmuesin Harry Kane mbetet konkret, me drejtuesit bavarezë që kanë piketuar anglezin si njeriun e duhur për ti besuar sulmin në sezonin e ardhshëm.
Në deklaratat e fundit, presidenti Uli Hoeneß theksoi dëshirën e tij për ta afruar lojtarin në Allianz Arena, ndërsa po përballet me rezistencën e klubit londinez për gjetjen e një akordi.
Megjithatë, për të ardhmen e Kane në Tottenhham ka folur dhe trajneri i skuadrës, Ange Postecoglu, i cili ka mohuar të ketë dëgjuar për interesime nga Gjermania për lojtarin e tij.
“Ajo që mund të them është se ai është këtu dhe për sa kohë është këtu do të jetë totalisht i përfshirë në atë që do të bëjmë. Askush nuk ka folur me mua që nga Mynihu dhe nëse klubet e tjera duan të flasin për lojtarët tanë që janë nën kontratë, është më shumë problemi i tyre sesa i yni”, ka shprehur mes të tjerash ai.
Sipas trajnerit, mes tij dhe sulmuesit ka patur një diskutim, ku shton se dyert janë të hapura për cdo mundësi që ofron tregu. “Kemi gati një muaj përpara se sezoni të fillojë. Për sa kohë merkatoja është e hapur, cdo gjë mund të ndodhë.