
Slovan arriti që të marrë barazim në ndeshjen në transfertë kundër Partizanit në takimin e parë, ndërsa shpreson se do të marrë fitore në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Senica dhe jo në Bratislavë. Por, ky fakt nuk shqetëson portierin Jan Mucha, i cili ishte i grumbulluar me sllovakinë në Euro 2016. Ai shpreson te fitorja, ndërsa në ndeshjen e parë është ndierë i surprizuar nga skuadra shqiptare.
“Fakti që ky takim nuk do të luhet në Bratislavë por në qytetin e Senicas nuk përbën asnjë lloj problemi për ne pasi jemi profesionistë. Kam mbetur i suprizuar nga paraqitja e Partizanit në ndeshjen e parë ata janë një skuadër e fortë dhe duhet të bëjmë kujdes”.
Poll