
Ka kohë që portieri i Kombëtares sonë ka probleme serioze me trajnerin e Torinos. Etrit Berisha u kalua nga plani B i portës së torinezëve deri në përjashtim nga ekipi.
Tashmë Berisha është në merkaton e Torinos të cilët kërkojnë ta largojnë nga ekipi. Gardiani i Kombëtares kuqezi nuk po stërvitet me klubin italian as në Filadelfia dhe as në kampin stërvitor në Pinzolo.
Portieri në fakt është “hedhur” në treg, por për momentin shitja duket shumë e vështirë. Për të ngadalësuar një blerës të mundshëm është paga që ai merr që varion nga 1 milionë euro neto.
Pritet që ditët e ardhshmë e ardhmja e Berishës të bëhet më e qartë.
Poll