
Etrit Berisha ka postuar një foto në llogarinë në facebook, ku shfaqet me fanellën e Atalantës. "Gardiani" kuqezi është i penduar për 11-metërshat. E kemi parë shpesh t'i presë ato, por asnjëherë t'i ekzekutojë. Vetë Berisha për këtë është shprehur në diçiturën e fotos: "Pendime? Po, e kam një. Prej kur kam ardhur në Itali, nuk i ekzekutoj më penalltitë".
Etrit Berisha luan në Seria A me skuadrën e Atalantës. Portieri i kombëtares shqiptare ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke zënë një vend titullari në katërkëndëshin e skuadrës zikaltër.
[gallery columns="1" size="full" ids="74053"]
Poll