
Mbrëmje jubilare për Federatën Shqiptare të Basketbollit Shqiptar, ishte nata e djeshme. Në një ceremoni Gala të organizuar enkas për 70 vjetorin e krijimit, ishin të futar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, presindeti i FIBA EUROPE Turgai Demirel si edhe figura të tjera të njohura të "koshit".
Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, mbajti dhe një fjalim të shkurtër në këtë mbrmëje. Ai u shpres se është duke u rritur një brez inteligjent basketbollistësh dhe foli për historinë e krijimit.
"70 vite kanë kaluar shpejt që nga 25 prilli i 1947, datë që do të mbahet mend për pranimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, asokohe Federata Shqiptare Sportive, në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit duke shënuar kështu një arritje të madhe për një federatë të sapoformuar të një vendi të vogël si Shqipëria si anëtare e 48-të e FIBAS.
Është e vështirë të përmbledhësh në pak fjalë të gjithë historinë dinamike të basketbollitshqiptar, është e vështirë të përshkruash me fjalë të gjitha sakrificat, mundin djersën e derdhur nga breza të tërë. Historia e basketbollit shqiptar, është më e vjetër se kjo datë", tha fillimisht Ponari.
"Lojtarët e koshit janë krenarë, për të kaluarën, ashtu siç edhe jemi krenarë për të sotmen, sepse po rritet një brez po rritet një brez inteligjent basketbollistësh me aftësi të rralla në basketboll. Një brez që përpiqet t'i japë tonin basketbollit, pavarsisht vështirësive financiare apo mungesave të terreneve sportive. Pallatet e sportit përditë e më shumë po mbushen me spektatorë dhe kjo na bën të ndihemi vërtet krenarë.
Nëse deri në vitet 90', ekipet e basketbollit në Shqipëri kishin 1 apo 2 lojtarë të cilët i kalonin 2 metra, sot në çdo ekip ka lojtarë që i kalojnë dy metra, madje ka dhe basketbollistë 2.17 metra që stërviten dhe luajnë jashtë territorit të Shqipërisë", shtoi ai.
"Ne besojmë se jemi duke bërë të pamundurën me ato mundësi që kemi. E kemi thënë se kemi shumë mungesa dhe nuk jemi të barabrtë me kolegët tanë në vendet fqinjë. Basketbolli në Shqipëri meriton dhe duhet të ketë vëmendjen tonë, mbështetjen e të gjithëve në instancat shtetëror. Gjithmonë duke i konsideruar ndeshjet si shfaqje sportive me respekt për njëri tjetrin, për spektatorin, sikundër spektatori të respektojë çdo lojtar i kujtdo skuadre qoftë, pasi në basketboll jemi njerëz me shumë kulturë, dashamirës, inteligjentë për këdo që na mbështet", përfuindoi presidenti Avni Ponari.