Pas humbjes që Polonia pësoi në “Air Albania” 2-0 përballë kombëtares sonë, duket se Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i polakëve.
Mediat polake e bëjnë fakt të kryer, teksa presin vetëm zyrtarizimin e shkarkimit. Një shkarkim që vjen si rrjedhojë e rezultateve të dobëta dhe humbja në Tiranë është ajo që i vuri “kapakun”.
Me largimin e Santos nga pankina polake, duket se është gati dhe zëvendësuesi i tij. Bëhet fjalë për Vladimir Petkovic, trajneri boshnjak që më parë ka drejtuar Zvicrën e Granit Xhakës.
Së fundmi Petkovic ka qenë në paniknën e Bordeaux, teksa aktualisht është pa ekip dhe shihet si ideali për stolin e Polonisë.
Poll