Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Politologu i njohur vë me "shpatulla pas murit" Edi RAMËN: Në 2018-tën postove foton e Xhakës dhe Shaqirit, cilit kryeministër t'i besojmë? (FAKTET)

Shkruar nga NEWSPORT
Politologu i njohur vë me "shpatulla pas murit" Edi RAMËN:

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka padiskutim bënë krenar çdo shqiptarë anembanë botës, pasi ia dolën të dërgonin në shtëpi Serbinë, pasi i mposhtën në ndeshjen e fundit në Kupën e botës, Katar 2022.  Por ajo që mori më shumë vëmendjen në media ishte fanellë e futbollistit Ardon Jashari, ku Xhaka në fund preferoi ta vishte, duke kujtuar kështu edhe Adem Jasharin.

Gjatë një telekonference për media me gazetarët dhe qytetarët, Kryeministri Edi Rama është pyetur se përse nuk ka reaguar për dy futbollistët e Zvicrës me origjinë shqiptare, Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët mund të sanksionohen për gjestet pas ndeshjes me Serbinë. Rama tha se nuk ka pse “i ndan” dy futbollistët të cilët janë qytetarë të denjë zviceranë, pasi në këtë mënyrë do t’i përdorte ata për politikë, duke u fryrë zjarrit nacionalist ballkanik.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë ka reaguar edhe Politologu i njohur, Afrim Krasniqi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sjell faktet që janë kundër Edi Ramës në krahasim me 2018 kur krenohej me dy lojtarët pas eliminimit të Serbisë në Rusi 2018.

“Për kujtesë të medias pa kujtesë: më 2018 kur Zvicra fitoi, kryeministri Rama pati dy postime në FB e tij: një me këtë në foto majtas, "Photo of the day" dhe një tjetër ditën pasuese ku me krenari kërkonte mbledhje fondesh për gjobën e marrë nga UEFA për dyshen shqiptare të Zvicrës! Pas 4 vitesh....të njëjtit sportistë, e njëjta ndeshje, i njëjti kryeminister, i njëjti debat dhe KM thotë: "Nuk e kuptoj pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Nëse do të ndaja dy futbollistë me origjinë shqiptare që ne i shohim me admirim, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ata futbollistë për politikë. Dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por edhe të rrezikshëm...Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy qytetarë të atij shteti, dhe të përdoren si mish për top për lloj luftash ballkanike".

Pyetja që mbetet pa përgjigje: cilit KM t'i besojmë? Atij që më 2018 feston me krenari apo atij që më 2022 e quan aktin (+ e tij) "nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm", "përdorim politik" etj, apo as KM të vitit 2018 dhe as të njëjtit më 2022? Pa koment!”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga