
Joao Felix u huazua te Chelsea në merkaton e dimrit nga Atletico Madrid. Portugezi dëshiron të qëndrojë në Premier League, por jo domosdoshmërisht me Blutë e Londrës.
23-vjeçari dëshiron që sezonin e ardhshëm të luaj në Champions League dhe londinezët aktualisht ndodhen në vendin e 11-të. Trajneri Pochettino e do në skuadër talentin, por fakti që skuadra që argjentinasi do të drejtojë sezonin e ardhshëm nuk do të luaj në asnjë kompeticion europian mund ta kufizojë në blerjen e lojtarëve.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail” rivalët e Chelseas kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Manchester United ka shfaqur interes për Felix. Enrik Ten Hag e shikon sulmuesin si një alternativë të vyer për sezonin 2023-2024.