Futbollistët shqiptarë janë të shumtë që luajnë nëpër kampionate të huaja. Një lojtar për të cilin do të flitet në të ardhmen shumë do të jetë edhe Olti Hyseni.
16-vjeçari po shkëlqen në këtë sezon në Danimarkë me skuadrën e Sonderjysken në kategorinë e dytë daneze. Hyseni në dhjetor të vitit të kaluar ka nënshkruar me skuadrën daneze një kontratë që do ta mbajë të lidhur për 3 vitet e ardhshme.
Në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka mundur të shënojë 2 gola dhe ka dhënë edhe një asistim. 16-vjeçari është me origjinë nga Kosova, pork a lindur në Danimarkë. Në një intervistë dhënë së fundmi ka theksuar se ndihet danez dhe nuk e ka në konsideratë që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, ka theksuar Hyseni për "Der Nordschleswiger”që gjithashtu ka luajtur me Danimarkën U-16 dhe U-17.
[caption id="attachment_731500" align="alignnone" width="600"] Olti Hyseni[/caption]