Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po shkëlqen me Inter, nga Anglia vjen oferta për sulmuesin zikaltër

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Inter, nga Anglia vjen oferta për sulmuesin

Antonio Konte i ka kthyer identitetin ekipit nga Milano. Inter i këtij sezoni po surprizon në kampionat, duke zhvilluar një lojë kompakte dhe argëtuese. Sigurisht që pikët nuk do të mungonin. Një dorë në sulm i ka dhënë edhe Lautaro Martinez, argjentinasi që e ka sezonin e dytë me zikaltërit. Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur 15 takime, duke gjetur tetë herë rrugën e rrjetës, shifër kjo mes Serie A dhe "Champions".

Ecuria pozitive e Martinez nuk mund të mos binte në sy as të klubeve me financa të shëndosha. Nga Anglia raportohet se është Manchester United që ka ofruar afro 100 milion euro për të pasur sezonin tjetër shërbimet e "demit". Trajneri i "Djajve", Solskjaer ka shprehur dëshirën përsonale për të pasur në sulm lojtarin 22 vjeçar të kombëtares argjentinase. Pritet të shihet nëse Inter do të privohet nga talenti latin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga