Mateo Qarri duket se është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e Flamurtarit. I dalë nga moshat e vlonjatëve, qendërmbrojtësi ka marrë edhe elozhet e ish presidentit Shpëtim Gjika.
Ky i fundit përmes një komenti në foton e tij, vlerëson punën e të riut ndërsa thekson se duhet të punojë maksimalisht për të arritur majat në futbollin shqiptar.
“Vazhdo kështu Mateo! Me punë, përkushtim për fanelën. Kokën ulur, por gjithmonë me ambicie për më lart! Ke vlera të padiskutueshme si lojtar, kënaqem kur të shoh si luan! Urime!”, shkruan Gjika në komentin e tij.
Në këtë sezon 23-vjeçari është aktivizuar në 17 ndeshje me kuqezinjtë duke qenë pikë referimi në prapavijën kuqezi.
[caption id="attachment_682422" align="alignnone" width="672"] Komenti i Gjikës[/caption]