
Ditën e djeshme, në mediat italiane qarkulloi një video, ku Radja Nainggolan, mesfushori i Interit, kërkonte rikthimin tek Roma. Ai gjithashtu përdori dhe disa fjalë thyese kundër tifozëve, të cilët nuk kanë ndenjur duarkryq.
Tifozët italianë kanë nisur mesazhe kërcënuese kundrejt gruas së tij Claudias, në profilin e saj në Instagram. Ajo ka shkruar: "Më lini, t'iu them një gjë, pas kërcënimeve dhe ofendimeve që vijnë në profilin tim. I lexuat të gjitha ato që më kanë nisur, dhe përsa i përket kërcënimit të vajzave të mia, dua të them se është gjë e shpifur".
Poll