
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Pasi ka rigjetur golat dhe formën e mirë te skuadra e Mallorca, bomber dardan po shkëlqen edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo formë e mirë e tij, ka tërhequr interes nga disa skuadra europiane. Lazio është gati ta lërë të lirë Muriqin dhe duke parë formën e tij, mund të përfitojë dhe disa miliona euro.
Për Muriqin, ekipi që ka shfaqur interesimin më konkret, është ekipi i Galatasaray në Turqi. Plot 15 milionë euro është gati të paguajë Galatasaray për kartonin e Muriqit, një ofertë që kënaq jo pak klubin lacial.
“Il #Galatasaray vuole #Muriqi dalla #Lazio” 🏴☠ https://t.co/zOaQuB50ma
— Corriere dello Sport (@CorSport) June 13, 2022
Poll