
Hansi Flick fitoi gjithçka në sezonin e tij të vetëm me bavarezët e Bayern Munchen. Tekniku gjerman pas një viti u largua nga detyra për të marrë atë të Kombëtares gjermane dhe kjo nxiti shumë pikëpyetje dhe reagime nga fansat e mediet e ndryshme. Shkak për largimin e tij supozohet të jenë marrëdhëniet e ftohta me drejtorin Hasan Salihamidzic. Në një interviste për mediat gjermane, Flick i rikthehet periudhës në krye të bavarezëve.
“Mendoj se do të bëja disa gjëra ndryshe. Sigurisht një bisedim do të ishte mirë, duke u ulur në tryezë me disa njerëz dhe duke ju adresuar problemeve ashtu si janë. Tani ka pasur disa kontakte me Brazzon. Jam shumë i kënaqur që i kemi sqaruar gjërat. Kisha një staf të mirë, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe nuk isha i lodhur fare, po e shijoja atë periudhë.
Ndonjëherë pyes veten: Pse erdhi situata kështu? Në fund të kohës sime te Bayern, ishin disa momente që kam bërë disa gjëra të gabuara. Gjatë asaj periudhe, nuk mund të vendosja dot çdo gje anash dhe kjo është një nga arsyet pse në disa momente kam qenë jo i drejtë ndaj skuadrës.”- deklaroi Flick.