
Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do përjashtohen me dy vite nga pjesëmarrja në Kupat e Europës pas idesë së Superligës. Sipas Cadena Cope në Spanjë, UEFA tanimë e ka marrë këtë vendim dhe pritet që ta bëjë publike pas finales së Ligës së Kampioneve.
Presidenti Aleksandër Ceferin nuk e ka hequr asnjëherë këtë ide për përjashtimin e tre klubeve që kanë ngritur krye ndaj UEFA, duke mos valvitur flamurin e bardhë si nëntë skuadrat e tjera që u dorëzuan para presioneve të mëdha. Paraditen e sotme tre klubet kanë dalë në deklaratë zyrtare ku shpjegojnë se nuk tërhiqen nga ideja e Superligës, teksa duan të bisedojnë me organizmat për t'u pranuar diçka e tillë.
Poll