
Pas humbjes së mbrëmshme kundër Monaco, situata nuk ka qenë aspak e qetë te skuadra e PSG. Menjëherë pas sfidës në dhomat e zhveshjes ka pasur tensione. Sipas “L’Equipe” Luis Campos, menaxheri i njohur i futbollit që punon për ekipin parizien, nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët e Galtier.
Campos ka akuzuar ekipin për mungesë agresiviteti në fushën e lojës dhe për një lojë të vakët pa grintë. Por menjëherë ka ardhur kundërpërgjigja e Neymar dhe Marquinhos të cilët nuk kanë qenë dakord me portugezin. Ky tension në rradhët e kampionëve të Francës vjen pas dy humbjeve rradhazi, me Marseille në kupë dhe Monaco në kampionat.
Pas pak ditësh ata do të presin Bayern në “Parc de Princes” dhe ky nuk është morali i duhur për fazën “knock-out” në Champions.