Alphonso Davies ka refuzuar ultimatumin e Bayern Munchen për rinovimin e kontratës. Bavarezët ofruan një marrëveshje të re për mbrojtësin dhe kërkuan një përgjigje të shpejtë, por agjenti i kanadezit u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
“Është e padrejtë të njoftohemi për një ultimatum nga Bayern. Ne do të vendosim se si do të procedojmë në fund të sezonit ku do të ketë më shumë qartësi sa i përket projektit dhe situatës.
Është e padrejtë që Alphonso të sulmohet ndërsa ishim shumë pranë marrëveshjes para një viti, më pas i gjithë menaxhmenti u zëvëndësua. Nuk dëgjuam më asgjë për 7 muaj. Gjatë kësaj periudhe u përpoqëm të kontaktojmë klubin dhe asgjë nuk ndodhi.
Tani na jepet një ultimatum që supozohet t’i përgjigjemi për dy javë sepse klubi është nën presion dhe iu desh një kohë e gjatë për të ripozicionuar bordin. Kjo nuk është aspak e drejtë sipas meje.
Është një kontratë shumë e rëndësishme për karrierën e Alphonso dhe ne supozohet të marrim një vendim ndërsa nuk e dimë as kush do të jetë trajneri sezonin tjetër, apo si do të duket skuadra. Mendojmë se është e padrejtë të vendosim për këtë ultimatum”, tha agjenti Househ për BILD.
Situatë tensionuese mes dy palëve teksa Real Madrid qëndron e interesuar dhe po punon për një operacion të tillë. Madrilenët janë të gatshëm të hapin negociatat menjëherë.