
Naser Aliji do vazhdojë të jetë lojtar i Voluntarit në Rumani. 28- vjeçari që ishte pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në Europianin 2016, është bashkuar me skuadrën rumune, që po zhvillon fazën përgatitore në Poloni.
Më parë 28- vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Baselit, Dinamo Bukuresht, Virtus Entella etj. Kujtojmë se Aliji luajti pikërisht me Voluntarin sezonit e fundit, të cilin e mbyllën në vendin e gjashtë.
Paraqitjet e tij mesa duket e kanë bindur klubin për të vazhduar bashkëpunimit, të paktën dhe për sezonin e ardhshëm. Mbështetësit e Voluntarit shfaqen mjaft entuziastë për qëndrimin e Alijit.
Poll