Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pjesë e bandës së drogës në Itali, arrestohen boksieri shqiptar dhe këngëtarja Elsa Lila

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e bandës së drogës në Itali, arrestohen boksieri

Këngëtarja Elsa Lila është arrestua nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë. Burime për mediat bëjnë me dije se këngëtarja Elsa Lila ka rënë në prangat e policisë në Itali, së bashku me boksierin Petrit Bardhi.

Policia shkatërroi një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës, përbërë nga 13 persona italianë dhe shqiptarë.

Sipas mediave vendase gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos zbatuan 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga hetuesi i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarëve është edhe emri i këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeç, e cila mbante llogaritë e dyqanit.  I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Bardhi nuk ka qenë një emër i panjohur për botën kriminale në Itali, pasi në korrik të vitit 2015 gjatë një operacioni të Gico della Guardia di Finanza, ai me Arben Zogun (“Riccardino”) ishin pjesë e bandës së urës Milvio nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga